Valbonë Bajrami: Nji burrë asnjiherë nuk mund t’flet me za të grave!

Ishit nji numër i konsiderueshëm që i kishit shpërnda disa thanje të Gabriel Garsia Markezit. Kam përshtypjen se ishin kompozicion thanjesh që disa mu kujtunë nga dy libra të tij: “Love in the time of cholera” dhe “One hundred years of solitude”. Sipas kombinimit, ai flet për standardet që mundet me i pasë nji grue intelegjente në lidhje me nji burrë.

Novelisti ka qenë shkollë e vjetër (i lindun në vite të 20-ta) andaj ka pak hapsinë për kritikë për shkak të konatacionit kohor. Ai ju drejtohet burrave *të kenë kujdes* nga gratë intelegjente, sipas tij, të cilat i përshkruen si qenje vetëfokusi, dhe nji varg atibutesh në shumicë pozitive që ja u adreson grave. Pra flet nga kandvështrimi i tij (si burrë) për gratë, drejtue burrave si këshillë.
Fjala “kujdes” le hapsinë interpretimi se çfarë në të vërtetë asht mesazhi i thanjeve. Të rrinë larg grave intelegjente, të maten në afri të grave intelegjente, apo ju lakojeni e analizojeni sipas kandvështrimit të juej.

Mund të ketë zana që nuk pajtohen me këtë hipotezë sepse ai asht Nobelist. Megjithate, Nobeli ka problem të theksum të kuantitetit gjinor. Sipas statistikave të gazetares Smriti Mallapaty, që nga viti 1901, Nobeli ka dekoru 96.7% laureat burra dhe 3.3% laureate gra (kur çmimi nuk ndahet në gjysmë në mes autorësh).

Problemi që e hasi shpesh kohëve të fundit, asht që gratë ende i aplaudojnë fort autorët burra që i përshkrujnë gratë nga kandvështrimi i tyne, apo edhe kur marrin guxim me folë me za të grave – kjo e dyta asht fort papranushme, për menim tem.
Nji burrë mund të jetë maja e intelegjencës në lojë fjalësh, kërkues i flaktë i të drejtave të barabarta, apo edhe avokues i kauzës “equity”, por asnjihere nuk mund të flet me za të grave.

Për ma shumë si krahasim, imagjinoni nji autore grue që flet me za burrash.
Për ju që jeni të interesume me lexu ma shumë në lidhje me dukurinë e fjalimeve të burrave me za grashë, kërko librin me qasje falas online: “Feminist theory, womens writing“, të autores Laurie Finke, e cila jep detaje të historikut dhe asimilimit të zanit të grave si normë që ende keqpërdoret nga ana e burrave. Këtë dukuri e vërenë te disa aktivistë burra që janë pro dhanjës së mundësive ndaj grave, por “defekti” qëndron te marrja e kompetencave me folë në emën e me za të grave.

Këtë problem e përshkruen edhe historianja feministe Gerda Learner, parafrazoj: Ata (burrat) neve (grave) nuk na ka dhanë asgja. Ka marrë dhjetëra dhe qindra vjet që ligjet për të drejta të grave janë zhagitë. Ne asht dashtë të luftojmë në çdo centimetër të rrugës tonë kundër rezistencave konstante të burrave, qoftë edhe për marje meritash. Historia dhe mirëqenja e grave asht marë në konsideratë vetëm nga kandvështrimi i burrave. Si rrjedhojë, tregimi ynë asht deformu në interpretim. Gjatë shekujve të diskriminimit, beteja e grave që tregimi i tyne duhet të thuhet me za të tyne, asht laku sipas hireve të burrave.

Bazue nga kjo deklaratë e Lerner, besoj se e kuptoni që edhe burrat kur flasin pro grave, asht kandvështrim bazue në norma të mësume në baza gjinore. Nqs ty të impresionon pasunia e fjalorit të nji burri apo njohuria e teorive akademike pro grave, a e boni mend se ai burrë (sidomos shqiptar), asht la, shpla, hekurosë, ushqye e rritë nga gratë? Normal që kanë mësu ma shumë shprehje sepse kanë pasë edhe kanë ma shumë kohë në dispozicion.

E përtej kësaj, po ju drejtohna grave që jeni pro të drejtave të barabarta: kur të doni bëni nji test social të thjeshtë të nji teksti të shkruem dhe vëndoni për autor/e nji burrë dhe nji grue. Vetëm ndrrojani vendin paragrafeve ose zavendësoni ndonjë fjalë me kuptim të njejtë. Shihni se cili format aplaudohet ma shumë.
Ndërsa për burrat që avokojnë pro grave, miqësisht nji këshillë të vocërr: mos folni në emën të grave, as mos u mundoni me interpretu me za të tyne me çfarëdo pasunie fjalësh sepse nuk jeni kanë asnjihere në lëkurë të tyne. Përndryshe leni hapsinë interpretimi që edhe kur bahet fjalë për historinë e grave, ju insistoni me i marë trofetë.

Jo kot e as rastësi edhe Nobeli asht 90 e fiu përqind burrë.

ObserverKult

Lexo edhe:

ARKEOLOGËT “ZBULOJNË” NJË PIRAMIDË TË NDËRTUAR PARA 27 MIJË VJETËSH?

OSHO: NJË BURRË KALON SA NGA NJËRA GRUA TEK TJETRA, SHOQËRI SIPËRFAQËSORE!

Lexo edhe:

BURRË S’BAHESH NËSE E KI GRUSHTIN E FORTË, AS ZANI I NALTË NUK T’BAN BURRË!

Burrë nuk bahesh veç pse e ke nji gru n’krevat, as burrninë nuk ta shton marrëdhanja me to. Bahesh e je kur respekti mbi grunë tande e dashnia për to, mposhtë çdo gja.
Je burrë je nëse grues tande i shkëlqejnë sytë prej lumturisë që ti ja ofron.

Jo, mos e quj vetën burrë nëse e dashura jote, ma shumë qanë se qeshë me ty,
Mos thuj jam burrë e jam i fortë, nëse karshi saj shet trimni.

Mos u kreno po e lëndove e ja mbushe sytë me lotë n’pikë t’natës.

E as mos thuj unë jam burrë’ e baj çka du.
Burrë s’bahesh nëse e ki grushtin e fortë
As zani i naltë nuk t’ban burrë,
Ti je i dobët, e ma i dobët s’bahesh kurrë!

Mos u ndij i lumtur, po e bane nji gru tjetër me buzëqeshë, në vend të asaj,
As mos u ndij i plotësum,
Ti je flliqësirë, e ma flliqësirë nuk bahesh kurrë!

Në vend të saj, po i dërgove lule dikujt tjetër,
E po e bane dikan tjetër t’ndihet mirë,
Mos u kreno, turpërohu!

Kur ajo kërkon diçka, mos u mburr po s’ja plotësove kërkesat,
Mos e mbështet burrninë në nji veprim të tillë,
Egërsirë bahesh!

Po u turpërove me dal me njeriun e jetës tande, në nji drekë,
Po u turpërove, ta duash, ta respektosh, e ta vlerësosh,
E po ngurrove t’i tregosh gjithë botës se nuk ka diçka n’jetë ma t’rëndësishme se ajo,
Vdis ma mirë!

Doruntinë F. Ferati

ObserverKult

Lexo edhe:

MEVLAN SHANAJ KA DISA FJALË PËR ISMAIL KADARENË: MOS E ANATEMONI

PROMOVOHET MONOGRAFIA “JETA IME DHE BOTA E ARTIT” E ARTISTIT BLERIM LUZHA