Dostojevski: Për mua s’ka përse t’i vijë keq kujt!

Nga Dostojevski

E meritoj të më varin, të më kryqëzojnë si Krishtin! Por për ta kryqëzuar, kryqëzoje tjetrin, mor gjyqtar, veç më parë mëshiroje!

Atëherë vetë unë kam për të ardhur me këmbët e mia që ti të më kryqëzosh, se s’më ha meraku për ahengje, por për lot e zi!…

Mos pandeh, mor mejhanexhi, që kjo shishe ma ngrohu shpirtin. Zi e kuje më futi në shpirt, lot e qurre m’u bë. Vetëm njërit i vjen keq për ne qyqarët, atij që për të gjithë ndien keqardhje! Ai dhe na është gjyqtari.

Do të vijë në ditën e caktuar dhe do të pyes: “Ku je, moj bijë, që veten e lëndove për qejfin e njerkës së keqe…? Që babanë, një pijanik të pandreqshëm, jo njeri, por egërsirë e shkuar egërsirës, gjete forca të mëshirosh?”.

Pastaj do të thotë: “Eja këtu! Të kam falur… Të falen gjynahet, sepse e ke pas dashur tjetrin”.

ObserverKult

———————————-

Lexo edhe:

TZVETAN TODOROV: LETËRSIA NA SHPËTON KUR JEMI NË RREZIK!