Nga: Khalil Gibran
Një poet dikur shkroi një këngë dashurie e cila qe e mrekullueshme.
Ai shkroi disa kopje të saj dhe ua dërgoi miqve dhe të njohurve të tij, burra dhe gra…
Madje, ai nuk harroi ta dërgonte atë edhe tek një grua e re që e kishte parë vetëm një herë, e cila banonte pas kodrave.
Pas një ose dy ditësh erdhi një lajmëtar nga ajo gruaja e re dhe solli një letër.
Në letër ajo kishte shkruar:
– Më lejoni t’ju siguroj, unë jam prekur thellë nga kënga e dashurisë që më keni shkruar. Ejani tani dhe takoni tim etin dhe time ëmë, dhe ne do të marrim masat e kërkuara për fejesën.
Poeti shkroi përgjigjen e letrës dhe në të iu gjegj:
-Mikja ime, ishte veçse një këngë dashurie nga zemra e një poeti, e kënduar nga çdo burrë për çdo grua.
Dhe ajo i shkroi përsëri, duke i thënë:
– Hipokrit dhe gënjeshtar me fjalë! Nga kjo ditë deri në ditën e arkivolit tim unë do të urrej të gjithë poetët për shkakun tuaj.
(Solli në shqip: Agron Islami)
ObserverKult
_______________________________
Lexo edhe:
————————————-
Lexo edhe :
KHALIL GIBRAN: DO TË DËGJOJ GJUHËN E SHPIRTIT TËND…
Me shpirtin tim do të bëj një arkëz
për shpirtin tënd,
me zemrën time një banesë
për bukurinë tënde,
me gjoksin tim një varr
për brengat e tua.
Do të të dua siç duan lëndinat pranverën,
dhe do të jetoj brenda teje jetën e një luleje
nën rrezet e diellit.
Kliko për më shumë KETU