Alban Tartari: Buzëqeshja jote…

alban tartari

Poezi nga Alban Tartari

Buzëqeshja jote
Është
Si një varkë fenikase
Që më bën të lundroj dete
Të vete e të mos di ku vete
Të iki e të mbetem
Në brigje të panjohura
Të endem

Buzëqeshja jote
Një kupë
Një gral i shenjtë
Ku unë dehem
Një varkë greke
Si e Odiseut
Që në brigje pa mbërritje
Më bën të endem…

ObserverKult


Lexo edhe:

ALBAN TARTARI: ENGJËLL APO DJALL…

Mëngjeseve kur unë lutem, buzët dridhen
Dhe ti më shfaqesh mbi buzët e mia
Lutjet e fshehura në grykë më mblidhen
Gjersa formohet emri yt, Maria.

Natën mes territ kërkoj fytyrën tënde
Flak tej çarçafët që vetminë mbulojnë
Si dreqin thellë ti në gjak më ke hyrë
Dhe thonjtë e mallit përbrenda po më shpojnë.

Nuk di për çfarë të t’pyes sonte
Nëse je ëngjëll apo djall
Ti që arrite të m’i marrësh mendë e mia
Shkova e rashë në pusinë tënde
Pa asnjë kusht dorëzova armët e dashurisë
Për ty Maria…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

ALBAN TARTARI: DUA SËRISH TË T’I PUTH DUART…

(Të ndjerës gjyshes time, Faries)

Dua sërish të t’i puth duart
që janë rrudhur,
si kodrat e këtyre anëve,
ato duar, që dikur
bukë u dhanë partizanëve.

Dhe të vë kokën,
në prehrin tënd,
të më tregosh si dikur përralla,
nga ato që s’gjenden në asnjë vend,
dhe të ma këtë zilinë gjithë mëhalla…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU