Qyteti antik Tall el-Hammam, në Luginën e Lumit Jordan, thuhet se u shkatërrua nga një asteroid që hyri në atmosferën e Tokës. Kishte një shpejtësi prej rreth 60.000 kilometrash në orë dhe shpërtheu rreth katër kilometra mbi sipërfaqe.
Ishte një qytet i madh, 3.600 vjet më parë, trefishi i madhësisë së Jerikos dhe Jeruzalemit të asaj kohe. Një qendër e rëndësishme urbane derisa, në 1,650 para erës sonë, u shkatërrua plotësisht.
Ka shumë të ngjarë nga energjia e një shpërthimi të ngjashëm me atë të Hiroshimës.
Një studim, i botuar në Nature, arrin në këtë përfundim pasi analizon materiale mjaft të pazakonta të gjetura. Midis mbetjeve të qytetit jordanez pati edhe tulla dhe copa druri, gjendja e të cilave përfshin ekspozim të dhunshëm ndaj temperaturave mbi 2.000 ° C. Temperatura të pamundura për t’u arritur me mjetet e kohës.
James Kennett, një gjeolog në Universitetin e Santa Barbara në Kaliforni, shpjegoi se një nga gjetjet më të çuditshme është ai i një minerali të quajtur “goditja e kuarcit”. U gjet në një nga shtresat e rrënojave të qytetit.
Sipas të dhënave të hulumtimit, ekzistenca e këtij kuarci mund të shpjegohet pothuajse vetëm nëse supozohen variacione shumë të larta të presionit. Për shembull ato të shkaktuara nga shpërthimi i një asteroidi në ajër.
Ekzistojnë gjithashtu dëshmi se ndryshimi i presionit i lidhur me shpërthimin mund të ketë shkaktuar heqjen e sasive të mëdha të kripës nga toka. Kjo shpjegonte sasinë e konsiderueshme të klorurit të natriumit, gjetur nën rrënojat por edhe në Detin e Vdekur.
Për shkak të përqendrimit të lartë të kripës, qytetet e tjera në Luginën e Jordanit duhej të braktiseshin në të njëjtën datë. Kishte dëme në bujqësi nga teprica e kripës.
A është ky realiteti i tregimit biblik të Sodomës dhe Gomorrës?
Shkencëtarët gjithashtu gjetën mbetje të koskave të shpërndara. Ato tregojnë “disartikulim dhe fragmentim ekstrem të skeleteve të shumë njerëzve që ishin pranë vendit të ngjarjes”.
Duket se rreth 8,000 njerëz, si dhe shumë kafshë, u vranë ne Tall el-Hammam. Përtej të dhënave shkencore, tani është hapur debati mbi ngjarjen biblike të rrëfyer në librin e Zanafillës. Pikerisht aty ku tregohet për Sodomën shkatërruar nga shpërthimet që erdhën nga qielli.
Shkencëtarët besojnë se ajo që shkatërroi Tall el-Hammam u bart ne gojëdhëna, derisa u regjistrua në Bibël.
Sidoqoftë, duhet theksuar se deri më tani nuk ka prova që Tall el-Hamam ishte Sodoma ose Gomorra. Megjithëse ka disa rastësi që të çojnë në atë drejtim. Për shembull, tregimi biblik i njerëzve të shndërruar në statuja të kripës.
Së fundi, studimi zbulon se shpërthimi do të ishte i ngjashëm me atë që ndodhi në Tunguska (Siberi) në vitin 1908. Atje një kometë shpërtheu duke shkatërruar 2.000 kilometra katrorë pyll. Kjo na kujton se këto lloj ngjarjesh janë një kërcënim i vazhdueshëm për Tokën.
LEXO EDHE: Misteri i derës 20-tonëshe të piramidave që mund ta hapte me lehtësi edhe një fëmijë