Poezi nga Maram al Masri
Herë pas here
hap dritaret
dhe here pas here
i mbyll.
Hija e tradhtonte
pas perdeve
Vjen e shkon.
Ngre zërin narrativ
dhe zbrazëtirën e mbush me muzikë
Sikur do t’u thotë kojshive
se gjithçka është normale.
E shihnim
të kalojë vrik,
kokëulur
me bukën në dorë,
duke u kthyer
atje ku
s’e priste askush.
Nuk dëshironte
më shumë sesa
një shtëpi
fëmijët dhe gruan
që e dashuron.
Veçse, një ditë u zgjua
për ta gjetur shpirtin
të plakur.
Asgjë tjetër nuk donte
më shumë sesa
një shtëpi, fëmijë
dhe një burrë që e don.
U zgjua
një ditë
dhe pa që
shpirti i saj
kishte hapur dritaren
dhe kishte fluturuar.
Përktheu: Elmaz Fida
ObserverKult
————————
Lexo edhe:
MARAM AL MASRI: FËMIJËT NUK I KUPTOJNË LUFTRAT…
Fëmijët nuk i kuptojnë
edicionet e lajmeve
rënien, ngritjen dhe luhatjen e bursës
madje, as krizën ekonomike.
Fëmijët ëndërrojnë
për kuajtë
qentë, macet
dhe miqtë
Në veçanti
ata ëndërrojnë puthjet, buzëqeshjet
dhe duart përkëdhelëse.
Fëmijët nuk e kuptojnë
heshtjen e dasmave
mbylljen e qendrave argëtuese
as dhe refuzimin e familjarëve
kur ata kërkojnë mollën e dashurisë
çokollatën
apo qoftë dhe një xhiro me kuaj
druri
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult