Pas Bebe Rexhës, një tjetër këngëtare e famshme shqiptare goditet në skenë (Video)

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Ava Max, u përball me një situatë të pazakontë në koncertin e fundit të saj.

Artistja ishte duke performuar në skenë, kur një fans u shfaq papritur dhe e goditi në fytyrë. Një person i sigurisë erdhi menjëherë dhe largoi fansin, por nuk arriti ta pengonte para se Ava të merrte shuplakën.

Këngëtarja që po shkëlqente në skenë me veshjen e zezë me xixa, menaxhoi situatën dhe duke kërcyer u largua nga skena.

Më vonë, përmes një postimi në “Twitter”, Ava tregoi se nga goditja iu lëndua dhe syri, ndërsa falënderoi fansat për dashurinë që i ofruan.

“Më goditi aq fort sa më gërvishti syrin. Ai nuk do të vijë kurrë më në një shfaqje. Faleminderit juve që ishin spektakolarë sonte në Los Angeles”, tha artistja e famshme.

Ndërkohë kujtojmë se një ngjarje pak a shumë e tillë i ka ndodhur pak ditë më parë edhe këngëtares së famshme, Bebe Rexha, e cila u lëndua gjatë shfaqjes për turneun e saj.

Një person nga turma që më pas u arrestua qëlloi me celular këngëtaren. Artistja përfundoi me një të çarë në vetull dhe sy të nxirë./oranews

ObserverKult


Lexo edhe:

BEBE REXHA SHFAQET PAS SULMIT, FLET PËR GJENDJEN E SAJ (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha është goditur në fytyrë me një telefon teksa ishte në një koncert në New York City të dielën.

Pas këtij sulmi, Bebe ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar dy fotografi ku shihet me qepjet e bëra në fytyrë pas ndodhisë në koncert.

“Jam mirë”, shkroi ajo në gjuhën angleze…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult

Kliko edhe:

NATASHA DURIÇI: SI PO NDIHESH TI IDHNAK, TASH PA MU?

Hej, si po ndihesh, ti idhnak tash pa mu,
me m’hupë tuj m’pasë, asht ma mirë –
se tuj m’pasë e t’hupun!

Kryt’ e fortë n’dashni
ta ban copash ç’ka me durim e bane.
Çdo kështjellë edhe n’gur ngritun
mënia ta han themelesh,
ta ban dhe e pluhun e ta rrëzon nër kamë.

Hej.. shttt mos fol ma, shuj..
je metun vetë,
nuk asht ka t’nin ma kurrkush…
Vetmia asht e randë
ani nëse je i ri…
Ani, nëse je plak..
nji dru nuk e dhez n’flakë, asnji oxhak.

Unë…paj, njaty rrotull teje sillem,
akolla n’bedena t ‘kshtjellës tane
tuj hangër vedin, si kali n’lamë,
tym t ‘bardhë po pres mos del k’saj ane…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU