Në një rrëfim në emisionin “Pas Mesnate”, bashkëshortja e poetit dhe shkrimtarit të madh, Teodor Keko, Xhuli Keko ka treguar qëllimin e saj për vitin 2024.
Bëhet fjalë për një libër, në të cilin ajo do të përmbledhë letrat e dashurisë që i ka shkruar Teodori asaj dhe ajo bashkëshortit të ndjerë.
Xhuli ka ndarë emocionet, duke u shprehur se i mungon shumë ai, letrat që i shkruante, kafja e mëngjesit dhe karafilat që i dhuronte.
“Ishte e vetmja mënyrë për të komunikuar me Dorin. Erdhi një moment që fëmijët u rritën dhe kisha nevojë të komunikoja.
Jeta mori rrjedhën e saj, nuk isha më ajo mamaja e dedikuar që duhet të vrapoja nëpër shtëpi, të kujdesesha për fëmijët, sepse ata krijuan familjen e tyre.
E ndjeva të nevojshme, kisha shumë të nevojshme të komunikoja me Dorin dhe kështu nisa të shkruaja letrat.
Më pas, erdhi një moment që u rritën nipërit, veçanërisht Teo, se ai është më i madhi dhe ndjeva nevojën që ai të njihte gjyshin se nuk e ka takuar kurrë.
Mendova që t’i plotësojë letrat, t’i përmbledh në një libër, bashkë me poezitë dhe bashkë me disa letra që Dori më ka lënë dhe të bëj një libër të vogël, të cilin dua t’ia dedikoj Teos.
Ky është viti përfundimtar, nuk ka më kohë. Deri tani janë bërë tetë letra, pesë që mi ka dërguar Dori, që mi linte në tavolinë. Janë poezitë që ka shkruar për mua dhe unë që t’i plotësojë.
Ndonjëherë përveç letrave, më linte dhe karafil, pasi Dori zgjohej herët në mëngjes, në ndryshim nga unë. Blinte gazetën, që ta kemi parasysh përpara 25 vjetëve dhe gjithmonë më blinte një karafil, ma linte në tavolinë.
Kur unë çohesha e gjeja kafen e ngrohtë. Sigurisht që nuk merrja përditë letra, por në momente të caktuara, e ndjente të nevojshme të më qetësonte me një letër”, tregoi e prekur Xhuli.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU: /abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
BASHKËSHORTJA E TEODOR KEKOS TREGON NJOHJEN ME POETIN: PAS NJË VITI MIQËSI LINDI DASHURIA, U PUTHËM NË PARK 30 MINUTA
Xhuli Keko ka treguar në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, historinë e dashurisë me poetin e ndjerë, Teodor Keko.
Shumë e emocionuar, ajo ka rrëfyer se ishin shokë në universitet dhe ziheshin pafund, por një ditë poeti e ftoi për një shëtitje. Edhe pas një viti si shokë, Xhuli tha se u ulën në një stol dhe u puthën për 30 minuta pa pushim.
“Ne jemi njohur në universitet. Kemi qenë shokë banke në vitin e parë dhe një vit nuk frekuentoheshim. Rrinim bashkë nga mëngjesi deri në darkë, aq sa të gjithë mendonin se ne ishim të dashur. Kishim një pëlqim të jashtëzakonshëm, ziheshim shumë dhe më vonë e kam biseduar me Dorin, se pse ziheshim aq shumë gjithë kohën.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ROZAFA SHPUZA: ROMANCË NË HOTELIN ME TRE YJE
Nga Rozafa Shpuza
Silueta e bujtësit t’nji nate ma parë
asht aty,
anipse pastruesja ka shprazë pa dhimë
spruce detergjentesh antikujtesë…
Krejt si n’ritualet pagane
ripërtërij prajshëm hapat ikacakë
e gjithçka nis spari
n’at odë hotelit me nji numër t’përsëritun tri herë
si kodi i drynit fatal
vjerrë n’parmakun e urës pa lum.
Sfilitë nga hamendje t’pagjumësh,
pasqyra ma dridhulatë portretin
njajtë me mirazhet e gushtit
destinue me u zhba saora,
teksa ndjesia e tebeshirtë e çarçafëve
m’rrokë me pasionin e udhëtarit anonim
që mirëfilli pret në ndonji stacion periferie
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult