Dy tregime të Nastradin Hoxhës: Si mund të qajë një burrë…?

(Dy rrëfenja turke)

Si shefi edhe shërbëtori i tij 

Nastradin Hoxha sapo e kishte korrur grurin, e kishte shirë dhe e kishte futur në thasë. Të nesërmen ia beh taksidari që ishte në shërbim të emirit, për të marrë pjesën që i jepte ligji.

Taksidari, pa e pyetur se sa ishte sasia e grurit që kishte mundur të merrte Nastradini nga korrjet e vitit, i thotë:

– Ti duhet të kesh fituar këtë vit njëqind thasë me grurë, kështu që i detyrohesh emirit tridhjetë thasë me grurë.

– Ç’thua? – reagon i habitur dhe i shqetësuar Nastradini. – Gjithë gruri që kam grumbulluar këtë vit është tridhjetë thasë. Nëse e merr të gjithë, me çfarë do ta ushqej familjen unë?!

Por shërbëtori i emirit, i qetë dhe i vendosur, u jep urdhër njerëzve që e shoqëronin të merrnin tridhjetë thasët me grurë dhe të niseshin. Dhe ashtu bëjnë.

Nastradini, i alarmuar, shkon pas tyre për t’u ankuar te emiri. Kur mbërrin te pallati i emirit, kërkon ta takojë. E çojnë përpara emirit. Nastradini përulet përpara tij dhe, me lot në sy, i thotë:

– Madhëri, kam ardhur të ankohem për…

Por, emiri, duke qenë në humor të keq në ato çaste, me një gjest të prerë dhe të ashpër, e ndërpret dhe i thotë:

– Turp të kesh, mulla Nastradin! Si mund të qajë një burrë si ti, mbi dy metra i gjatë, sikur të jetë një çilimi?!

Nastradini, me të dëgjuar këto fjalë, e falënderon emirin që e priti dhe, pasi i kërkon falje, niset të iki.

– Prit! – i thotë emiri. – Më thuaj pse ke ardhur? Çfarë ankese ke?

– Si mund të ta them ankesën që kam? – i thotë Nastradini. – Kur ti më llogarit mua se qenkam mbi dy metra, atëherë edhe shërbëtori yt, taksidari, i ka bërë llogaritë sipas teje që je shefi i tij.

——

Mrekullia

– Vetëm, profetët e mëdhenj, figurat më mbresëlënëse të historisë, mund të bënin mrekulli, – bërtiste imami, para një grumbulli njerëzish, në sheshin e qytetit.

– A mund t’i ringjallin të vdekurit, profetët? – pyet Nastradini.

– Sigurisht, – përgjigjet imami. – Kurani përshkruan shumë raste të tilla.

– Atëherë, – thotë mulla Nastradini, – edhe unë qenkam një profet!

– E pse na qenke profet, ti, ore i paturp! – inatoset imami.

– Sepse edhe unë jam i aftë të kryejë mrekulli të të tillë, pra, të ringjallë një të vdekur.

– Si guxon të marrësh përsipër një mrekulli të tillë? A e di veten se kush je?! Ti je më pak se hiçi! – thotë imami, me një zë të dridhur, prej zemërimit.

– Më sillni një shpatë dhe unë do ta vërtetoj këtu, atë që them, – ngul këmbë Nastradini.

Dikush sjell një shpatë dhe njerëzit zgjatin qafën për të parë mrekullinë.

– Çfarë ke ndërmend të bësh? – e pyet imami, kur Nastradini i afrohet, me shpatën të ngritur mbi qafën e imamit.

– Do të ta pres kokën dhe, pasi ne që jemi këtu të shpëtojmë disa çaste dënglat e tua, unë do të ta vë përsëri kokën mbi qafë dhe ti do të ndjehesh përsëri i gjallë.

– Nuk është nevoja që ta provosh, – thotë imami, me nervozizëm. – Unë thjesht doja të të zbuloja se je njeriu që bën mrekullira. Dhe tani jam i bindur se ti mund të bësh një mrekulli të tillë.

(Marrë nga profili i Bajram Karabollit në Facebook)

ObserverKult  


bislim ahmetaj

Lexo edhe:

BISLIM AHMETAJ: KJAN NË GJUHË TË HUAJ, E KESH NË GJUHË AMTARE

Poezi nga Bislim Ahmetaj

Kjan në gjuhë të huaj,
e kesh në gjuhë amtare.

Nji fëmi i vogël,
ndoshta, dy a tri vjeç,
kjan, pa pra në gjuhë të huaj.

E ama
nji grua e hollë, si plep
i flet me za të shkimun.

“Shuj
t’pastë nana, se
jem ka shkojmë te nana Drane.”

Fmija
pra, e
s’ndihet ma,
nis e kesh shqip
e flet në gjuhë të huaj me za t’naltë.

E, ama, përlotet,
tuj kqyr rreth e rrotull,
si nji sorkadhe e frigueme
se mos dikush ashtë duke e venerue.

Ndërkohë
që dritat e avionit
të linjës Londër-Tiranë
janë t’zbehta, thuajse të shkimuna.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult