Derisa shoh dhimbje dhe vuajtje nё horizont,
hem trishtimi hem mosbindja ankorojnё rrёnjёt e tyre
thellё nё shpirtin tim. Unё mbledh forcёn time.
Unё pёrzё dёshpёrimin nga zemra. Pa marrё parasysh
se ҫfarё po ndodh rreth meje unё do tё mbaj besimin tim
nё jetё, nё komunitetin tim global tё miqve qё gjithashtu
tё luftojnё luftёn e mirё.
Ne do tё ndihmojmё njёri-tjetrin.
Bile edhe kur jemi larg njёri-tjetrit,
ne do tё qёndrojmё sё bashku.
Ne nuk do tё jemi tё dёgjueshёm.
Ne do tё refuzojmё.
Ne nuk do tё pёrkulemi.
Ne nuk do tё dorёzohemi kurrё.
Ne do ta gjejmё rrugёn.
Pёrktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe: