
Po jeta ka ritmet e veta,
dhe ndodh të jetë e pabesë
Kërcen nëpër shi dëshpëruar,
në udhë të paudhë, në mes.
Po jeta ka tinguj të shuar,
që mbeten në mendje thëngjill
Ka tinguj kambanash të vdekjes,
e lutje pafund mbi ungjill.
Po jeta ka çast lumturor,
kur ngrihesh e ndihesh vigan
Kur fatin ja lë perëndisë,
të shkruar mister në filxhan.
Po jeta ka flutra me ngjyrë,
me krahë vizatuar nga Zot
Të ulen mbi duar dhe shkrihen,
në peng e në vaj e në lot.
Po jeta na qenka çuditshëm,
rrëmujë e ngapak çakërdi
Është zjarr që tulatet e tretet,
gjer kthehet në shkrumb edhe hi.
ObserverKult
Lexo edhe:






