reklamë

“Kripa”, poezi nga Liza Brozi

Çdo ditë e kam lyer pragun me kripë,
të mos harrohet rruga për në shtëpi.
Por kujtesa jote afatshkurtër u zh’bë.
Si ata, që as kapela si ndjek,
e jo më dashuria.

—–
Ditën kur më teproi një lugë kripë,
ti kujtove pragun, kapelën,
dashurinë që s’ishtë më.

Kripën e mbetur e hodhëm në plagën tënde,
as dhimbje nuk pata,
as gjysmë fjalë s’the.

Në mëngjes fshiva oborrin,
bashkë me të dhe kripën e mbetur.
Në plagën që nuk dhimbte më.

Prej asaj dite,
kujtesa ime u zh’bë…

ObserverKult


Lexo edhe:

Liza Brozi: Besonte në dashuri…