
Ajo ishte rritur në një mjedis të rrudhur,
me erë skllavërie, harta robërie,
harta të urrejtjes,
ku për çdo gjë kërkohej fajtori.
Në vetmi kishte krijuar hartën e dëshirave të veta.
Kishte mbjellë një kopsht dëshirash në zemër.
Dhe nuk donte të bënte mëkatin më të pafalshëm
që dikush mund të bëjë. Të mos ishte e lumtur.
Përmes çarjeve të holla të gjuhës,
gërmonte në zemrën e saj
dhe i nxirrte jashtë trëndafilat e gëzimit.
Sa herë kishte nxehtë,
zhytej në lumin që rridhte nëpër kohë.
Ajo kishte dalë prej rrëfyestores
si prej pemës së pritjes.
Nuk donte të bëhej një Godo me fustan të bardhë.
Dhe kur shihte një barrierë,
murmurinte lutjet në formë poezie
e në altarin e jetës ndizte një qiri
dhe ecte shtegut të ri.
ObserverKult
Lexo edhe:






