“A do vish i dashur?”, poezi nga Rita Petro

rita petro

A do vish të shkasim
Në qetësinë e natës
Në lumin e zi
Që të çon te shpella
Ku jeton kuçedra?

Ajo është me barrë
Dhe do pjellë
Shtatë kuçedra të vogla
Që ushqehen me flakëza dashurie
Nga shtatë gojët e mëmës.

A do vish i dashur?
Ajo na pret.
Thotë se qyteti
Do mbetet pa ujë
Po nuk hëngri një çift dashnorësh.

Askush s’po i del për zot dashurisë,
Po ti?!

ObserverKult

————————————–

Lexo nga kjo autore edhe:

Rita Petro: Miku im

Të prenë në mes
Besëprerët
Miku im.
Nuk mundem të të shoh
Ulur në gjunjë
Me duart e mbledhura
Në bark
Nga të rrjedh vreri jeshil i hidhërimit.
Ngrije kokën
Miku im,
Mos u turpëro
Nga fytyra shëmtuar
Prej dhimbjes,
Duar miqsh janë zgjatur
Drejt teje.

Poezinë e plotë e gjeni KËTU

===================================

Lexo edhe:

Mimoza Ahmeti e Rita Petro flasin për temat tabu e atë që nuk e shkruajnë burrat

Rita Petro që njihet edhe si botuese, u ndal te një moment i jetës së saj. Kur botoi vëllimin “Vrima” dhe ngjyrimin femëror të letërsisë edhe si nevojë.

Ahmeti dhe Petro janë dy poete të guximshme, që lëvrojnë stile të ndryshme. Por me një rrugëtim pothuaj të njëkohshëm dhe me mesazhe guximi e force.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult

=========================================

Lexo edhe:

Poezi nga Fatos Arapi: Ti do vish, e dashur, si s’do vish?

Ti do vish, e dashur, si s’do vish?

Kur e di se unë ty të pres,
duke ndjer’ frymëmarrjen e vet mbrëmjes,
duke ndjer’ frymëmarrjen e vet pritjes…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult

Ismail Kadare: Ti do vish patjetër…

Telefoni po merr një sy gjumë para ardhjes sate.
Abazhurët varen të heshtur mbi pritjen.
Përbindëshat mbi qilimin e dhomës dremitin të qetë.

Ora kaloi.
Ti u vonove.
Drita e abazhurëve u bë e keqe.

Kliko për poezinë e plotë KËTU

ObserverKult