Adriano Celentano: Confessa (Teksti i përkthyer në shqip dhe kënga)


Rrëfehu.
Jepi, rrëfehu e dashura ime.
Nuk jam më i vetmi, i vetmi.
Ke fshehur në zemrën tënde
një histori që s’mund të heqësh dorë.
Nuk jam më mendimi yt,
nuk jam më dashuria jote e vërtetë,
jam ëmbëlsira me fund të hidhur,
që tashmë s’dëshiron ta hash më.
Po përse je një tjetër grua,
përse nuk je më ti,
përse nuk e the më parë,
kush nuk dashuron,
nuk do të duhet kurrë.
Çfarë bëre me çastet tona të bukura,
u kthyen të gjitha në një të ftohtë
drithërues, të qeshurat, darkat tona,
skena tashmë që s’mund të kthehen më.
Nuk jam më mendimi yt,
nuk jam më dashuria jote e vërtetë,
jam ëmbëlsira me fund të hidhur,
që tashmë s’dëshiron ta hash më.
Po përse je një tjetër grua,
përse nuk je më ti,
përse nuk e the më parë,
kush nuk dashuron,
nuk do të duhet kurrë.
Kur vjen mbrëmja dhe kujtimet
zhduken pak nga pak,
trishtimi në zemër krijon
një zbrazëti më të madhe se deti,
më të madhe se deti.
Po përse nuk e the më parë,
kush nuk dashuron,
nuk do të duhet kurrë.
Çfarë bëre me çastet tona të bukura,
u kthyen të gjitha në një të ftohtë
drithërues, të qeshurat,
darkat tona, skena tashmë
që s’mund të kthehen më.
Nuk jam më mendimi yt,
nuk jam më dashuria jote e vërtetë,
jam ëmbëlsira me fund të hidhur,
që tashmë s’dëshiron ta hash më.
Po përse nuk e the më parë,
kush nuk dashuron, nuk do të duhet kurrë.

Përktheu në shqip: Shpendi Shakaj

ObserverKult


Lexo edhe:

EDHE NËSE NUK MUND TË NDIHMOJMË DIKË, TË PAKTËN TË MOS E LËNDOJMË…