Bledi Ylli: Përse u bëm’ si dy të huaj

bledi ylli

Përse u bëm’ si dy të huaj
Mos më pyet se nuk e di.
Ndoshta shpirtërat zjarrin shuajn’
Atëherë, kur vdes një dashuri.

Përse kur ëmbël vjen mëngjesi
Dëshiroj kujtimin tënd,
Shpirti i etur ç’mund të presi
Nga një dashuri që dhemb!

ObserverKult


bledi ylli

Lexo edhe:

BLEDI YLLI: TY QË ZEMRËN TA DHUROVA

Ty që ëndrrën ma mban zgjuar
Edhe shpirtin ma bën erë,
Mij’ra herë më ke lënduar,
S’të urreva, asnjëherë!

Ty që zemrën të dhurova
Si të ishte, një pikturë.
Dhe pse veten e përçmova,
Ty nuk të urreva kurrë!

Dashuria ka urrejtje,
Mirëpo unë s’e gjeta dot,
Nuk harrova të të dua
Dhe pse je motiv për lot’!

Dhe pse je ti shkak i heshtjes
I mërzis që më mbyll sytë,
Perëndia e kureshtjes,
T’adhuroj dhe pse më mbyt !

T’adhuroj edhe i mbytur
E vetmja udhë që më le ti,
Nuk do t’lodhem duke pritur,
Dhe pse ”ardhje” s’ka, e di !

Ty, që ëndrrën ma mban zgjuar
Edhe shpirtin ma bën erë,
Mij’ra milje e mërguar,
E unë pranë të ndjej përherë!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


BLEDI YLLI: LOTËT E MI E DASHUR, S’DO T’I SHOHËSH KURRË

Poezi nga Bledi Ylli

Ndoshta qaj për ty, mbështetur në ndonjë mur
Ndoshta pi aq shumë, sa këmbët s’do më mbajnë,
Lotët e mi e dashur, s’do t’i shohësh kurrë
Të rrosh m’ atë mendimin “burrat jo nuk qajnë’’.

Ndoshta dhe përballemi diku në këtë botë
Mos prit që të gëzohem që erdhe e më gjete,
Dhe prap lotët e mi ti s’do t’i shohësh dot
se burrat qajnë më vete!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult