Dimitur Poljanov: O nënë e dashur, mos më pyet

"Whistler's Mother", James McNeill Whistler

Dorën më jep, zjarr të pashuar
më shtjer ti mua mu në gji,
kujto, e dashur, ç’ke kaluar,
dhe ngazëllomë me aq sa di.

O nënë e dashur, mos më pyet
se ç’plagë ka kjo zemra ime,
nga se un’ vuaj edhe heq,
ç’u bë krenarja, forca trime.

Më thuaj, ç’hidhërim ke pirë
kur dashuria e gënjyer
ju dogji zemrën e mirë,
ta pi dhe unë pa kursyer?

Nën t’egrën shtypje, as’më thua,
ku mundët shpresat t’i ushqeni?
Të më shpëtojnë edhe mua…
shpresa marroqe që gënjeni.

Përktheu: Myzafer Xhaxhiu