Donika Dabishevci: Du me t’pi

m'dhimbesh donika dabishevci a m'do edeni duhemi prishtina, S’t’i ndjeu kush andrrat e t'gjithë n'vrap me marrë jetë prej teje! Me u katrithë, me u përmbushë e me u ngi frymë n’ty.

Du me i lagë buztë e xhindosuna,
me t’lshue poshtë grykës,
e me u dehë me ty.

E pamshirë
për trupin e përflakun,
me pezm n’lëkurën e lagun,
si venë kam me t’pi.

Për kadaldale!

Moré, le t’shkon
ofshamë e piskamë,
le t’ikë hana,
e mos t’del dielli,
kurr’ orë e bardhë mos m’paftë,
kurr’ ditë e re mos ardhtë,
du me u knaqë me ty.

ObserverKult

Lexo edhe:


DONIKA DABISHEVCI: QENIE E DOBËT QË DO LUTJE: BUZËN!

DONIKA DABISHEVCI: SONTE JAM E ÇMENDUN DASHNIE!

DONIKA DABISHEVCI: M’DHIMBESH SE TOKËN NDËR KAMBË KAM ME TA LUJTË!

VIDEO-POEZI: DONIKA DABISHEVCI LEXON POEZINË E SAJ “GJITHÇKA ASHT’ ANDËRR, SHPIRTI JEM!”

Lexo edhe:

EROS E THANATOS NË POEZITË E DONIKA DABISHEVCIT

_______________________