Në fund të viteve të ’80-ta, në Tetovë, u formua një nga rok grupet më njohura shqiptare- Elita 5.
Një grup artistësh, i përbërë prej 5 anëtarësh, kanë arritur të publikojnë disa albume dhe të krijojnë disa nga hitet më të mëdha në skenën muzikore shqiptare.
Ndër gjenerata janë të njohura këngët, si: Vjeshtë në zemër; Alkapone; Harroje vetminë; Këngët m’i vrave me dashuri; Shiu vetëm ty të lagë; Dua të vdes…
Në vazhdim ObserverKult ua sjellë tekstin e këngës “Simfonia e detit”:
Mjegullojnë ngadalë
Kujtimet e mia,
Dal pranë detit
Dhe me mbyt vetmia.
Me kitarë në duar,
Bëj dy-tri fjalë
Me kaltrinë e detit
Du për t’u çmallë.
Qaj pranë detit,
Mbi atë breg,
Deti e hap zemrën
Edhe ai flet.
Shihe ti, o mik
Këtë zemrën time
Edhe unë i kam
Po ato mjerime.
Por s’u bë e imja
Ajo s’u bë kurrë
Zemra herë ngrinë,
Herë digjet furrë.
Asgjë s’ka mbetur
Më në jetën time
Veç dashurisë së humbur
Dhe ato kujtime.
E përgatiti: A. S.- ObserverKult
————————–
Lexo edhe:
Elita 5: S’mendoj më për ty… (teksti dhe kënga)
Dua të vdes
Deri sa jam i ri
Ndoshta kur do të dëgjosh
Do të qash dhe ti.
Por dije se kam vdekë
Dhe zemra mu bo hi
Dhe s’mendoj
Më për ty…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU