Emily Dickinson: Piva një gllënjkë jetë…

emily dickinson


Piva një gllënjkë jetë –
Po të tregoj se sa kam paguar për të –
Pikërisht sa një ekzistenë e tërë.
“Çmim’ i tregut”, më thanë.
Dhe paskëtaj më peshuan – kokërr për kokërr.
Dhe fibrat mi llogaritën fije më fije.
Në fund më dhanë vlerën e Qenies sime –
Sa një gram parajsë!

Përktheu: Herman Çuka

ObserverKult


Lexo edhe:

EMILY DICKINSON: JAM ASKUSHI! KUSH JENI JU?