‘i copë hane dritue meftyrë fmije
kikat spërkatun me pluhun kozmik
sytë e ajun prej pagjumit t’nat’s
e pafajshme siç asht
me gishtin tregues në gojë
del tinëz prej kuvlisë t’qjelles
lodron e shtrihet e qeshun
mbi detin tem
me mall zhigue
paq buza i pëlcet
tamël e gaca
e bukur deri në mkat
mkatorja
e hajt tani
qysh mos m’e dashtë
njat’ shejtankë.
*Titulli i origjinalit: “Mkatorja”
Observerkult
Lexo edhe:
EMIN Z. EMINI: PRITJA E PASOSUN
hana
anije e vetmueme
e dritueme
çan dallgët e detit të bruztë të qellës
djelli
me durimin e thinjun t’peshkatarit
në bregun e mijëvjeçarëve
digjet
pret përqafimin e saj
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
Lexo edhe:
EMIN Z. EMINI: DASHURIA E DETIT ME HËNËN
hukama e hënës bukurezë
zemrës së detit i shkakton ekstrasistola
stërkalat ujëkaltra këputen dallgësh
shkëmbit të pritjes me shpirt të gufuar
sipas ritualit të miliona vjetëve përplasen
thyhen copëtohen thërmohen
nga dhimbja e detit për hënën
qeniet e tyre të lotta
zjarrtas përkdhelen e shuhen nga duart prej dielli
të pashpirta lart ngjiten
lart mbi bedenat e hënës
symbyllura në paqen e parajstë prehen
shtrirë në sarkofagun kapakhapur të reve shilarëse
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
CIKËL POETIK NGA EMIN Z. EMINI: VESHUN ME FUSTAN DJELLI
Ju ftojmë të lexoni një cikël poezish të Emin Z. Eminit, shkëputur nga libri i tij i fundit me poezi “Fjalë të bukëta”, Littera, 2002
VESHUN ME FUSTAN DJELLI
qjella eme
edhe hana u cokat n’drapën
në t’korrna të kallamoqit
mbas mesnat’s
andërr e preme re n’gropë t’oxhakut
të shpirtit t’em të mërdhimë
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU: