Entela Kasi: Të bëhemi të fortë, ta sfidojmë vdekjen, çdo jetë është një vlerë për njerëzimin

Poetja Entela Safeti Kasi drejtuese e qendrës Pen të Shqipërisë, në këto kohë të vështira të pandemisë Covid -19 sjell një mesazh për sfidën e jetës mbi vdekjen. Entela Kasi shprehet se nëse do të ishte një kohë e ditë tjetër do zgjidhte të tjera poezi, por në këtë periudhë ajo sjell një poezi me synim që të përcjell mesazhin për ata që janë në karantinë.
“Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për durim dhe të luftojmë fort për jetën, duke e e sfiduar rrezikun. Sot kemi më shumë nevojë për paqen e brendshme dhe të reflektojmë për një humanizmin më të thellë, kur flasim për një situatë të tillë, ku përballet e gjithë shoqëria, kemi nevojë për mbështetje që do të jetë një mundësi më tepër për të sfiduar këtë pandemi të rëndë”, shprehet poetja Entela Kasi./ shqiptarja