Ervin Hatibi: Transkript nga krevati tjetër

Ku do ta varrosin gjifë k’të popull në Tiranë?
S’mbet’ vend në Tufinë më, as në Sharrë
Rrugëve do na lënë, qentë do na hanë
Qentë e mëvenj, qentë e vegjël

Në det mor’do na hevin
Të na hanë peshqit
Peshqit e mëvenj, peshqit e vegjël
Fokat
Ato me vëmbë të mëvenj
(Nxjerr dy gishta nën nofull)

I vogël më ra sëmundja e keqe
Kjo dorë s’m’u rrit që pesë vjeç
Më lante në govatë druri
Mbaj mend nëna si foshte, gjettë rahmet
Po më vdes Naimi, çuni po më vdes
Për k’të çun veu s’më tret
E pra, veu po tret hekurin
Asgjë veç varrit s’kemi
Veç varrit krejt humbet

Dy goca kur te Liqeni më fanë
Pse s’var një gur në qafë
Hivu të mbytesh o xha’
Po pse të mbytem, u fashë
S’kam xhaja bukë të ha?

Po u mbyta, kush do më nxjerrë
Aty brenda të lënë të të hanë
Peshqit
Të mëvenjtë e të vegjlit

Po mos ki frikë, gocat me fanë
Futen të nxjerrin me pëllumbarë

Njerëz janë, pëllumbarët, druaj?!

Jooo…

I kujt je ti? Ku rrini me shtëpi?

Në spital (ka fjalën për spitalin psikiatrik)
Kishim një budallë, pasaportën grisi
Si u griska pasaporta, letërnjoftimi?
Çunat e rinj s’e kanë frikë Zotin
Më gjuajtën e m’i fyen vëmbët
Kjo dorë më s’m’u rrit që pesë vjeç
Po Zoti me një dorë të hev
Me tjetrën të pret
Murit s’i bihet me kokë
Se kryet të vemb

Të gjifë flenë

Flenë shoferët, flenë ushtarët
Veç unë s’kam gjumë

Më jep një valium

Më jepni dy

Pse rri mendueshëm, më fotë vëllai
Vëllain e kam berber spitali, rruan, qef të sëmurë
Pse rri mendueshëm, me fotë
Jo, nuk mendohem unë
S’jam unë Naim Frashëri
Që shkruante romanca
Një ditë ervi Ema Qazimi
Më pufi te faqja

(Bën të mbërrijë vendin e njomur, me dorën e parritur)

(Shumë lart, nuk mundet).