‘Flaka e Janarit 2019’, artistë e artdashës mblidhen në Gjilan (Video)

Flaka e janarit është një festival kulturor multidimensional,i cili fillon më 11 janar në Gjilan, me ndezjen simbolike te flakadanit ,për të vazhduar deri më 31 janar me aktivitete të ndryshme kulturore.

Në këtë qytet mbledhen artistë e artdashës nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët për tri javë rresht shndërrojne këtë qytet të Kosovës, në një kryeqendër të kulturës shqiptare.

Flaka e janarit nderon martirët e kombit përmes vlerave të artit, e cila nisi fillimet në shënimin e 10-të vjetorit te vrasjes tinzare te shkrimtarit, veprimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gervalla, bashkë me Kadri Zekën dhe Bardhosh Gervalla.

Ishte pikërisht përvjetori i 10-të pa këta tre martirë të lirisë që i dha emrin këtij manifestimi, edhe nga koinçidenca e vrasjes në një datë siq ishte 17 janari.

Organizatori i këtij manifestimi kulturor Sabit Rrustemi, në një intervistë për Gazetën Observer, ka folur në detaje për këtë manifestim duke shpalosur të sfidat e vështirësitë, por edhe vlerat unifikuese të këtij manifestimi.

Për më shumë detaje rreth këtij manifestimi, ndiqeni intervistën në vazhdim: