James Joyce: Dashuria ime është e veshur me dritë

Dashuria ime është e veshur me dritë
Midis pemëve të mollëve
Aty ku erërat e lumtura dëshirojnë më shumë
Të vrapojnë së bashku.

Ku erërat e lumtura zgjaten pak
Për të ledhatuar gjethet e reja,
Dashuria ime shkon ngadalë, e përkulur
Ndaj hijes së saj në bar;

Atje, ku qielli është një kupë blu
Përmbyset në tokën e qeshur,
Dashuria ime shkon e ndritshme, duke mbajtur
Me hire mantelin.

Përktheu: Skënder Buçpapaj