Nga 17 deri më 19 qershor, në Institutin Albanologjik mbahet edicioni i dhjetë i “Javës së Albanologjisë”.
Temat boshte sipas seksioneve për këtë vit janë këto:
- Gjuhësi: “Probleme të shqipes standarde në komunikimin e shkruar dhe të folur sot”;
- Letërsi: “Tregimi në letërsinë shqipe”;
- Histori: “Problematika e gjeografisë historike në hapësirat albafone”;
- Folkoristikë: “Festivalet folklorike, folklori, folklorizmi dhe audienca”;
- Etnologji: “Lufta, konfliktet dhe kultura në Kosovë- vështrime etnologjike”.
Për më tepër ju ftojmë ta ndiqni intervistën e shefit të Degës së Letërsisë, Fadil Grajçevci, dhënë për Gazetën Observer, realizuar nga gazetari, Qëndrim Morina.