“Java e Albanologjisë”, flet Fadil Grajçevci (Video)

Nga 17 deri më 19 qershor, në Institutin Albanologjik mbahet  edicioni i dhjetë  i “Javës së Albanologjisë”.

Temat boshte sipas seksioneve për këtë vit janë këto:

  1. Gjuhësi: “Probleme të shqipes standarde në komunikimin e shkruar dhe të folur sot”;
  2. Letërsi: “Tregimi në letërsinë shqipe”;
  3. Histori: “Problematika e gjeografisë historike në hapësirat albafone”;
  4. Folkoristikë: “Festivalet folklorike, folklori, folklorizmi dhe audienca”;
  5. Etnologji: “Lufta, konfliktet dhe kultura në Kosovë- vështrime etnologjike”.

Për më tepër ju ftojmë ta ndiqni intervistën e shefit të Degës së Letërsisë, Fadil Grajçevci, dhënë për Gazetën Observer, realizuar nga gazetari, Qëndrim Morina.