Leonard Cohen: Zbavitja

Është goxha zbavitëse
të besosh në Zot
Duhet ta provosh atë dikur
Provoje tash
dhe zbuloni
nëse Zoti
dëshiron apo jo që ti
të besosh në Të

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

LEONARD COHEN: KY MUND TË ISHTE LIBRI IM I DASHURISË

Poezi nga Leonard Cohen

Ky mund të ishte libri im i dashurisë,
natyrisht nëse do ta shkruaja,
por djajtë një ditë më thanë,
“Ik nga shkrimet”.

Të gjithë më shikuan, kur fillova t’i djeg librat e mi,
tunda pishtarin tim të lirisë, si një ges tapo brutal,
dhe e vetmja gjë që dëshiroja të ruaja nga djegia,
ishte një kujtim apo dy, por prapë djajtë më pëshpëritën:
“Ik nga shkrimet”.

Zjarri nuk ishte më i rëndësishëm,
e zbehta kishte filluar të flakëronte, po digjeshin përnjëmend.

U nisa për në shtëpi, për të bërë një dush, dhe i telefonova gjyshes.
Ajo vuante nga artriti.

-Mbahu-i thash- mos ja var dhimbjes,
-As ti- më tha ajo.
Pas disa orësh fillova të mendoj,
nëse më tha të mos ja varja dhimbjes time, apo të saj?

Djajtë e mi të dashur më shikuan duke më pyetur:
-A është kjo e tëra çka mund të bësh për të?
-Pra a ishte?
-A ishte kjo gjithçka që mund të bëja për të?

Gjyshja ime ishte një grua e vjetër,
që hante e vetme,
dhe mendonte për princin Albert, për fushat e Flanderit, për Kishenevën.
I kishte gishtat e lodhur,
edhe për t’i shtypur pullat e televizorit.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult