Në video – kronikën e realizuar nga ObserverKult, prezantohen tri libra zhanresh të ndryshme të cilat ua rekomandojmë për lexim.
Përkthimi në italishte mund të jetë shkas për të (ri)lexuar librin “Vdekja më vjen prej syve të tillë’, të Rexhep Qosjes.
Adhuruesit e prozës te “Kthimi i profetit” të Adil Ollurit do të takohen me ironinë, sarkazmin, por edhe groteskun në tregimet që provokojnë edhe fenë islame, shtetin, pushtetin, korrupsionin, krimin.
E nëse nuk doni të ndaleni te letërsia atëherë ua rekomandojmë librin më të ri të historianit kosovar, Dr. Ylber Hysa, “Madona e Zezë në Kosovë: ndërmjet Dea Dardanicas dhe Kundër-Reformacionit”, ku autori ka sjellë para lexuesit fakte interesante, hipoteza dhe konstatime, mbi kultin katolik dhe funksionin dhe ndikimin e Kundër-Reformës.