Manifesimi letrar ‘Gratë për Gjergjin’ (video)

Në kuadër të shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, në Bibliotekën Kombëtare u mbajt një orë letrare me moton “Gratë për Gjergjin”.

Manifestimi u organizua nga shkrimtaret: Dije Demiri-Frangu dhe Ilire Zajmi, nën patronatin  e Zyrës së Sekretariatit të Qeverisë së Kosovës, ndërsa poezitë e tyre i lexuan: Naime Beqiraj, Albina Idrizi, Leonora Bruçaj, Dije Demiri- Frangu, Valentina Saraqini, Kismete Hyseni, Ilire Zajmi-Rugova, Diella Çitaku,  Majlinda Koça dhe Shefqete Gosalci.

Ndërkohë sa mbahej manifestimi, artistja Fjolla Ferati realizoi një portret të Skënderbeut.