Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” në bashkëpunim me portalin “ObserverKult” dhe Organizatën Joqeveritare “Etea” organizuan Diskutim dhe Mbrëmje poetike për shënimin e Ditës Botërore të Librit dhe të të Drejtës së Autorit.
Për librin dhe të drejtën autoriale kanë folur drejtori i Bibliotekes, Fazli Gajraku, poetja Ilire Zajmi dhe drejtori i ETEA-s, Agon Ahmeti, ndërsa poezitë e tyre i lexuan: Ilire Zajmi, Donika Dabishevci, Vlora Konushevci, Flamur Maloku dhe Flutur Mustafa.
Manifestimin poetik mund ta ndiqni në dy variante, në linkun lart tekstit, e gjeni të xhiruar për emisionit Littera të portalit ObserverKult, ndërsa më poshtë gjeni transmetimin live.