Peizazhi pas portretit të Mona Lizës ka ndezur debate të shumta, me historianë të artit që sugjerojnë se pamja ishte imagjinare dhe e idealizuar, dhe të tjerë që pretendojnë lidhje të ndryshme me vendndodhje specifike italiane.
Por tashmë një gjeologe dhe historiane e artit të Rilindjes beson se ka zgjidhur misterin në një nga pikturat më të famshme në botë.
Ann Pizzorusso ka kombinuar dy fushat e saj të ekspertizës për të sugjeruar që Leonardo Da Vinci ka hedhur në telajo disa tipare të dallueshme të qytetit Leço në brigjet e liqenit Como, në Italinë Veriore.
Ajo ka krahasuar urën, vargmalin dhe liqenin në vepër me urën Azzone Visconti të shekullit të 14-të, Alpet jugperëndimore me pamje nga zona dhe liqeni Garlate, të cilin artisti dihet se e ka vizituar 500 vjet më parë.
Vuri në dukje se shkëmbinjtë në Lecco janë gurë gëlqerorë dhe se Leonardo i ka pasqyruar në një ngjyrë gri-të bardhë.
Teoritë e mëparshme kanë përfshirë një pretendim të vitit 2011 se një urë dhe një rrugë i përkasin Bobbio, dhe një gjetje e vitit 2023 vlerësonte se ishte një urë e provincës Arezzo.
Por asnjëri nga të dy vendet nuk ka një liqen, ndërsa përqendrimi tek urat me hark konsiderohet i vështirë pasi ato ekzistonin në gjithë Italinë dhe Evropën.
Pizzorusso u shpreh entuziaste për gjetjet dhe tregoi se u përqendrua më së shumti edhe tek bimësia, pasi Da Vinçi gjithmonë u kishte lënë përshtypje studentëve të tij për rëndësinë e përshkrimit të saktë të natyrës.
“Mund t’ia jepni këtë pikturë çdo gjeologu në botë dhe ata do të dalin në të njëjtin përfundim për Lecco-n”, shtoi studiuesja./ oranews
ObserverKult
Lexo edhe:
DEL NË ANKAND “MAGENTA DA UN PENNY”, MONA LIZA E PULLAVE
Për disa koleksionistë është Grali i Shenjtë i filatelisë, për të tjerët ekuivalenti i Mona Lizës. Mbreti i pullave Stuart Weitzman po nxjerr në ankand nga Sotheby’s legjendën “Magenta da un penny”, një pullë e lakmuar për vite me radhë që kur ishte fëmijë përpara koleksionit të tij të vogël filatelik.
Weitzman, me krijimet e të cilit kanë kaluar për vite mbi tapetin e kuq të Oscar divat e Hollivudit, supermodelet dhe mbretëreshat e ardhshme (Kate Middleton,e cila është një kliente besnike), do t’i shesë ofertuesit më të lartë vulën e çmuar, të cilën e mori në duar në 2014.
Magenta është ngjyra e purpurt e letrës në të cilën është shtypur pulla. Në anën e pasme, duke ndjekur shembullin e pronarëve të mëparshëm që kishin vendosur inicialet, Weitzman ka vizatuar me laps një këpucë të vogël me takë të hollë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult