Monica Bellucci: Është e tmerrshme të qëndrosh me dikë që nuk e dashuroni

ObserverKult ua sjell disa thënie të Monica Belluccit:

Unë besoj se koha shkatërron gjithçka. Merreni një mollë të bukur, të kuqe. Pas një çasti ajo kalbet dhe mbushet me krimba, krejt siç ndodh me ne.

Ndihem mirë dhe rehat me veten time, por jo ngaqë jam e bukur.

Unë njoh plot njerëz shumë të bukur dhe jetët e tyre janë të tmerrshme. Ata ndihen jorehatshëm me veten e tyre. Të jesh rehat me veten nuk varet nga çfarë ju pëlqen, por si ndiheni.

Mendoj se gjyqtarët janë aktorë të hatashëm. A mund ta përfytyroni lojën që luajnë ata përditë?

Jam një njeri me fat, sepse më kanë dashur shumë. Unë kam një familje të madhe.

Nëse keni një skenar që nuk ia vlen dhe aq, nëse keni një regjisor të madh, ju mund të bëni një film të madh, por nëse keni një skenar të mrekullueshëm me një regjisor jo të mirë, ju kurrë nuk do të bëni film të mirë.

Në një çift, nganjëherë, njëri nga të dy duhet të heq dorë nga jeta personale, ëndrrat dhe ambiciet për të mirën e familjes.

Ne të gjithë kemi nevojë për iluzione. Kjo është arsyeja pse i duam filmat.

Kur një marrëdhënie nuk ecën më, është e tmerrshme të qëndrosh me dikë që nuk e dashuroni.

Kur njerëzit divorcohen, kjo është gjithnjë tragjedi. Në të njëjtën kohë, nëse njerezit qëndrojnë bashkë, kjo do të ishte edhe më keq./ ObserverKult