Maria Sudibyo: Nuk do të kthehet më…

S’më pëlqejnë fjalët
“Është faji im!”
“Është faji yt!”
Sepse gjithçka do të jetë ndërkaq në shkarëzim.
Diçka do të mbetet e ikur,
diçka nuk do të kthehet më
si më parë
dhe asnjëri nuk do të hedhë hapin
të përpiqet ta ndreqë.

Përktheu: Irena Dono

ObserverKult


Unë... gratë

Lexo edhe:

MARIA SUDIBYO: KËRKOJ DIÇKA QË AS VETË S’MUNDEM TA KUPTOJ

A ka një vend për mua
në këtë botë të tkurrur që e kuptoj
se mund të jetë i fundit,
më i miri mund të jetë
fjalës sime t’i zini besë.

Larg, larg,
më kanë degdisur këmbët me mijëra milje,
gjatë, gjatë
kërkoj diçka që as vetë s’mundem ta kuptoj.

A ka njeri tjetër aty
që ta rrok siç e dua veten?
Ndoshta kjo s’do të ketë kurrë një fund,
por, sado që mund të jetë gabim,
unë do ta ndaja shpirtin tim.

Poezinë mund ta lexoni KËTU:


MARIA SUDIBYO: PSE FJALA ËSHTË E RËNDËSISHME?

Pse fjala është e rëndësishme?
Sepse mund t’ju rrëzojë në humnerë
Dhe t’ju nxjerrë nga errësira.
Sepse mund t’ju ngulet si thikë pa mëshirë
Dhe t’ju shpëtojë të mos vrisni veten
Sepse mund të ketë fuqi për të krijuar ferrin
Dhe shpresë për të sjellë paqen në botë
Sepse mund t’ju çorientojë nga përfytyrimet e rreme
Dhe t’ju drejtojë të arrini ëndrrën tuaj të vërtetë
Sepse mund t’ju stepë të veproni nga frika e mospranimit
Dhe t’ju bëjë të aftë të bëni gjithçka që doni.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


MË DUAJ PËR TË MOS MË HARRUAR…

Nga: Linda Marie Van Tassell

E butë si zefiri nuk do të fluturoja,
shpalosi velat e mia përmes qiellit,
më sill rrotull si piruetë,
më duaj për të mos më harruar.
Bëje zemrën time të këndojë këndshëm nën zë
notat më të ëmbla të melodisë së butë.
Ti je të gjitha ëndrrat e mia të jetësuara
dhe çdo ëndërr është ëndërrim për ty.
Muzgu lëbardhet në një ditë të artë
nën dritën e diellit të rrezes sate,
rreze shafrani-e kaltër-rubin,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult