Osho: Jam kundër martesave të rreme…

Martesa ka bërë që dashuria të zhduket frikshëm nga toka. Pasi martesa përgatitet për arsye të tjera përveç dashurisë – para, financë, familje, prestigj, astrologji – oh sa shumë budallallëqe, sa absurditete!
Prandaj martesa është pothuajse gjithmonë dështim, pasi nuk ka asgjë të përbashkët me zemrat e dy të martuarve. Martesat e suksesshme janë më shumë aksidente, përjashtime, kështu që nuk llogariten këtu.
Dikush duhet të martohet vetëm nëse është mjaft i ditur. Martesa nuk është për të rinjtë, zakonisht, pasi ata janë për t’u vërdallosur, por për ata njerëz që kanë provuar jetën në rrugë të ndryshme, kanë parë ngjyra të ndryshme të saj, gjithë spektrin, e tani janë gati për të ndalur. Nuk jam kundër martesës – jam për dashurinë.
Nëse ajo bëhet martesa juaj, mrekulli, por mos shpresoni se martesa sjell dashuri. Duhet të punoni me ndërgjegje të plotë për ta shndërruar dashurinë në martesë. Zakonisht, njerëzit e shkatërrojnë dashurinë, madje bëjnë gjithçka ta shkatërrojnë e pastaj vuajnë, e pastaj thonë “çfarë nuk shkonte?”.
Dhe bënë gjithçka për ta shkatërruar. Martesa është ndryshe: kulmi i dashurisë, kështu po. Nuk jam kundër martesës – jam për një martesë të vërtetë. Jam kundër së rremes, pseudos. Por martesa juaj është mërrëveshje: ju jep një farë sigurie, lehtësie, merreni me diçka, ju mban të zënë./ ObserverKult