Për gjithë miqtë e mi, të cilët nuk jetojnë më/ Çfarë do të vlente jeta, nëse nuk do të kishte vdekje?

irena beqiraj zemrën miqtë

(Për gjithë miqtë e mi, të cilët nuk jetojnë më)

Nga Irena Beqiraj

Lufta jonë e përjetshme, për të mësuar se si të jetojmë, është e pandarë vetëm nga dy fakte: vdekja edhe frika prej saj. Vetëdija jonë është kaq e shqetësuar nga nocioni i vdekjes. Pavarësisht se intelektualisht ne e njohim atë si një pjesë të pashmangshme të jetës, përsëri vdekja vazhdon të na ngurtësojë.

Glenn Ringtved, shkrimtari danez për fëmijë, ka shkruar përrallën me të bukur që kam lexuar ndonjëherë, ku fjalët ngushëllimit: “Qaj Zemër, por mos u thyej kurrë.” jane titulli saj.

Kjo histori ngrohtësisht e dhimbshme fillon jashtë “shtëpisë së vogël e të rehatshme”, ku katër fëmijë jetonin me gjyshen e tyre të dashur. Duke besuar se Vdekja funksionon vetëm natën, për të penguar të pashmangshmen, fëmijët hartojnë një plan. Ata vendosin ti ofrojnë Vdekjes në tryezën e kuzhinës së tyre kafe për gjithë natën, derisa të vinte agimi. Kështu ajo do të duhej të largohej pa gjyshen e tyre.
Ndërkohë, Lea më e vogla fëmijëve , me një vështrim lutës e pyet vdekjen : “se përse po e merrte gjyshen e tyre” ?

Për t’i ndihmuar fëmijet të kuptonin se ajo ishte sa natyrshme dhe e nevojshme, Vdekja nisi t’u tregojë për dy vëllezër të quajtur Trishtim dhe Hidhërim, të cilët jetonin në një luginë të zymtë dhe i kalonin ditët “ngadalë edhe vështirësisht “, sepse kurrë nuk i ngritën sytë për të parë përtej majave të kodrave. Përtej atyre majave jetonin dy motra, Hareja dhe Kënaqësia. Megjithese ditët e motrave ishin të ndritshme, me diell e plot lumturi ,ato ndjenin se diçka mungonte për ta shijuar plotësisht lumturinë e tyre.

Ndërsa Vdekja tregon historinë, Lea e vogël tund kokën. Ajo tanimë e ka kuptuar vazhdimin. Dy djemtë takojnë dy vajzat duke formuar dy çifte të ekuilibruara e të përsosura: Trishtimi dhe Hareja, Pikëllimi dhe Kënaqësia.

Është e njëjta gjë me jetën dhe vdekjen… Çfarë do të vlente jeta, nëse nuk do të kishte vdekje? Kush do ta shijonte diellin, nëse nuk do të binte kurrë shi? Kush do të dëshironte ditën, nëse nuk do të kishte natë?

Ndërsa era e butë e mëngjesit frynte, vdekja e mori gjyshen. Duke parë fëmijët e trishtuar edhe te pikëlluar, Vdekja u thotë në heshtje: “Qaj zemër, por mos u thyej kurrë. Lëri lotët e tua të pikëllimit dhe trishtimit të të ndihmojnë në fillimin e një jete të re.”

Teksa humba njerëz të dashur e kuptova se vetëm dashuria dhe vdekja vijnë tek ne me kushte të përbashkëta – të zhveshura nga pretendimet. Ndaj qava por zemrën nuk e theva kurrë!

ObserverKult

lexo edhe:

Elena Ferrante: Miqtë e mirë janë të rrallë…

miqtë

Gëte: Më mirë të mashtrohesh nga miqtë se t’i mashtrosh ata…