Veshjet tradicionale përfaqësojnë identitetin kombëtar e kulturor,por edhe zonat e veçanta rajonale nëpër periudha kohore, pasi janë edhe rezultat i një procesi të zhvillimit, transformimit, evoluimit dhe përsosjes gjatë shekujve. Megjithatë, simbolet dhe motivet themelore me të cilat janë dizajnuar këto veshje nuk kanë ndryshuar shumë. As materialet dhe metodat e thurrjes së tyre.
Selvije Lajqi nga qyteti i Pejës, me shumë përkushtim vazhdon traditën e endjes me vek. Nuk ka element të veshjes kombëtare që ajo nuk e punon.
Selvija ka për qejfi veshjen e Rugovës, shkaku i koloritit të pasur, por endë në vek edhe shumë të tjera. Familja e Selvijes, konkretisht burri dhe djali i saj po ashtu janë të angazhuar në punë artizanale. Ata janë të aftë të dizajnojnë dhe punojnë shumë lloje vekash, duke i ndihmuar kështu Selvijes që t’i ketë më të lehta punimet e elementeve të ndryshme të veshjeve kombëtare. Për secilin prej tyre, pothuajse ka nga një vek të veçantë.
Edhe tash e kësaj kohe sidomos në rajonin e Dukagjinit, vajzat e grate në raste të veçanta veshen tradicionalisht e shumë prej tyre edhe në dasma. Ky edhe është targeti kryesor blerës i Selvijes, e cila synon që ta zgjerojë klintelën e saj duke ofruar veshje të një cilësie të lartë punuar me shumë pasion e dashuri./ ObserverKult
Për më shumë ndiqeni videon: