Poezi nga Skënder Rusi: Mos më duaj më
Mos më duaj më!
Nis më urre
nëse do mundësh!
Dhe qiellin (qielli jam unë!)
S’përmbyset bota
po ta humbësh!
Mos më përqafo më!
Nuk mund të duash
dy njëherësh!
Dhe ajrin (ajri jam unë!)
S’përmbyset bota,
po ta shkelësh!
Mos më kujto më!
Nis fshiji puthjet,
po të duash!
Dhe zjarrin (zjarri jam unë!)
S’përmbyset bota,
po ta shuash!
ObserverKult
————–
Lexo edhe;
SKËNDER RUSI: MË DUKET MUA APO GJITHË BOTA KA LAJTHITUR…
Më duket mua apo gjithë bota ka lajthitur,
Gjersa vrapon veten për të gjetur,
Ma thërrisni këtu njeriun më të ditur,
Të gjejë atë që nga hiçi ka mbetur!
Më duket mua apo të gjithë e kemi pritur,
Të shpëtojmë duke hapur- jo veç një derë!
Kush hedh një hap, një majë e ka arritur,
Kush kërkon maja, nuk ndalet asnjëherë!
Më duket mua apo e gjeta mendjen,
I ftova të gjithë atje, brenda në zemër!
Atje s’do ketë kurrë vdekje tënden,
Dhe dimrat do të jenë gjithnjë të gjelbër!
ObserverKult
Lexo edhe:
SKËNDER RUSI: GJITHNJË KËTIJ ÇASTI IA PATA FRIKËN…
SKËNDER RUSI: NË SYTË E TU DIGJEN METEORË
PYETËSORI I PRUSTIT: FLET SKENDER RUSI:
HERONJTË E MI JANË TË PAZËSHMIT, TË THJESHTËT, QË NUK BIEN NË SY POR E BËJNË KËTË BOTË MË TË MIRË!