Poezi nga Xhabir Tabaku
Istanbul.
Pulbardhat binin mbi ujë
me sqepin hapur – të uritura e të frikuara.
Retë e errëta preknin minaret,
shqota mbas shpine dihaste
e un habitur mbas zogjve të bardhë,
bërrylat mbështetur pas parmakëve
te Ura e Gallatës
…andërroja.
Ku je?
Krokâmat e pulbardhave, retë e zeza,
shqota mbas shpine. Vetmi e ankth.
Gjindja shpërndaheshin me vrik,
njerëzia vraponte, Eminony shkretohej
e un jabanxhiu druhesha e andrroja.
I vetëm, prisja te Ura e Gallatës.
Eja!
Shi e ftohtë…
Stambolli zu të flinte gjumin e natës së acartë.
Kapota s’mjaftonte, as shishja me yeni raki.
Po vdisja
Zani i muezinit më trishtonte. -Mjaft!
Acari po më ngrin, jam i dehur…
Vetmitar me xhepat bosh.
Tej larg, një grua me të bardha; – A je ti Shemsija ime?
-A veç je mirazh!
ObserverKult
LEXO NGA I NJËJTI AUTOR:
Buqetë poetike nga Xhabir Tabaku: Për sytë e tu si Buna
Lexo edhe:
Xhabir Tabaku: Lamtumirat s’thuhen me za
Nuk të thashë lamtumirë,
ashtu duhej,
lamtumirat s’thuhen me za,
nuk thuhen;
sall përjetohen në largim.
Lamtumirat nuk janë funebra,
jan’ gugatje kumrishë
shpirt thyeme
që këndojnë pa ndalë
kangë vetmie.
Do s’dijnë me thanë lamtumirë
dhe vuajnë.
ObserverKult