Në kuadër të ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore në qytetin e Elbasanit janë organizuar një sër aktivitetesh.
Promovimi i traditës dhe tërheqja e vizitorëve drejtë Elbasanit ishte qëllimi i këtij organizimi i cili do të vijojë përgjatë 5 ditëve nën moton “Zbulo Historinë Time” .
E pranishmë për të ndjekur nga afër këto aktivitete ishte edhe ministrja e kulture Elva Margariti si dhe Kryetari i Grupit Parlamentarë të PS Taulant Balla. Gjatë vizitës së saj ministrja u njoh me një pjesëz të historisë dhe traditës elbasanase .
E pyetur nga gazetarët në lidhje me projektet e munguar prej vitesh përsa i përket trashgimisë kulturore Margarit tha se do të ketë investime të reja .
Në të njëjten linjë vijoi edhe z.Balla i cili vuri theksin në investimet që do të behën në brendësi të kalasë së Elbasanit .
Për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit investimi më i rëndësishëm do të jetë mbi Qëndrën e Artit (Teatrin Skampa) i cili është drejtë rrenimit.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe shumë artizanalët të cilët prezantuan punimet e tyre .
Në fund të vizitës së tyre të pranishmit shijuan edhe një pjesë të kulinarisë dhe folkut elbasanas.