Linguiste, shkrimtare dhe filmmaker. Autore e librit “Përtej Debatit Politik- Analizë e Bisedës”, që është edhe studimi i parë i këtij lloji në gjuhësinë shqiptare. Autore e dy romaneve, “Ikje” – fitues i çmimit që ndahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si “Romani më i mirë i vitit 2016”, dhe “Fillimi i një fundi”, roman postmodern që na kthen mbrapa në histori në fillimshekullin e shtatëmbëdhjetë. Përkthyese e studimeve gjenerative të shqipes të Savoias e Manzinit, botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Gazetare dhe autore e disa filmave dokumentarë.
Këtë javë në Littera, Majlinda Bregasi flet për studimet linguistike, letërsinë dhe dokumentarët.