Në ambientet e Institutit Albanologjik, dje u promovua libri më i ri i akademikut Rexhep Qosja, “Dëshmitar në kohë historike”, Ditari VIII, Koha e protektoratit (1999-2001).
Profesori Paskal Milo, veprën e akademik Qosjes e cilësoi si dëshmi të pashlyeshme të historisë dhe testament për të ardhmen.
Drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi u shpreh se libri dëshmon kapacitetin intelektual të Qosjes.
Profesori tjetër, Agim Vinca tha se në letërsinë shqipe ka ndodhur të botohen edhe më parë vepra në formë ditari, por për herë të parë apo edhe të fundit lexuesi shqiptar e ka një vepër në formë ditari me 8 vëllime e me mijëra faqe.
Epitete në superlativ për akademikun Rexhep Qosja dha edhe botuesi, Fatmir Toçi.
Ndërsa, autori i librit, akademik Rexhep Qosja falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për ndihmesën që i kanë bërë në botimin e këtyre vëllimeve.
Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim: