Lexim poetik dhe diskutim për librin e Donika Dabishevcit “E gjithkohshmja Andërr”

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ka kënaqësinë të ju ftojë në prezantimin e librit me poezi ‘E gjithkohshmja Andërr’ të autores Donika Dabishevci në Qendrën e Dokumentimit Kosovë.

Takimi zhvillohet më 23 tetor, duke filluar nga ora 13:00, në Bibliotekën Hivzi Sulejmani në Prishtinë.

Poetja Dabishevci do të lexojë poezi të përzgjedhura nga libri, dhe tutje do të vazhdohet me një bisedë me autoren rreth ballafaqimit me të kaluarën nëpërmjet krijimeve artistike.

Libri “E gjithkohshmja Andërr” është i ideuar si homazh poetik kushtuar viktimave civile të luftës ku një kapitull i dedikohet edhe fëmijëve në luftë gjë që ndërthuret me ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, ku edhe do të mbahet leximi.

Sipas shkrimtarit dhe studiuesit të letërsisë, Gëzim Aliut: “Donika Dabishevci është poete e vargjeve të dashurisë, të ndjenjave, të ndjesive, të përjetimeve, të dëshirimeve, por në thellësi të poezive të saj pulson edhe një energji që i avitet vdekjes, dhembjes, vuajtjes, fundit, nganjëherë edhe tmerrit.”

Ky libër me poezi flet për përjetimet e luftës, për të vrarët, për refugjatët, për shtëpitë e braktisura, për varfërinë, për shkatërrimin që sjell lufta dhe përmbyllet me poezinë “Gja s’ka ndrrue!”, duke reflektuar edhe në luftrat që po ndodhin tani nëpër botë:

Diçka që asht pa me mija vjet.
Diçka që s’harrohet me mija vjet.
Diçka që përsëritet me mija vjet.

Ky libër sivjet u vlerësua si libri më i mirë me poezi në Panairin e Librit në Prishtinë.

Donika Dabishevci (1980, Prishtinë) është, poete, studiuese e letërsisë dhe botuese.
Ka doktoruar në letërsi, ndërsa përvoja e saj profesionale shtrihet përveç fushës artistike edhe në atë akademike dhe të medias.

Ka botuar librat: “Dashnisë së nji nate” (poezi, 2020); “Kam me ardhë si deka”, (poezi, 2015); “Proza e poetizuar- F.Konica, M.Frashëri, E.Koliqi, M.Camaj, M.Hanxhari” (studim monografik, 2015), “Imazhe të brishta”( poezi, 2004), “Krizantema të plasura” (poezi,1996) etj, ndërsa poezitë e saj janë të përkthyera në 11 gjuhë.

Është themeluese dhe kryeredaktore e Portalit për kulturë ObserverKult, Shtëpisë botuese Littera dhe Festivalit Poetik të Prishtinës.

Ngjarja do të zhvillohet në gjuhën shqipe dhe mbështetet nga Konfederata Zvicerane – Departamenti Federal i Zvicrës për Punët e Jashtme dhe National Endowment for Democracy (NED).

ObserverKult

lexo edhe;

1.GËZIM ALIU: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, POEMË PËR NJERIUN NË LUFTË
2. Agron Gashi: Poetika e vdekjes mizore te “E gjithkohshmja Andërr”
3. AFRIM DEMIRI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”/ POETIKA E VRAME NGA LUFTA
4. HAJRIZ SEJDIU: E PËRKOHSHMJA DHE E GJITHKOHSHMJA SI ANTITEZË DHE AMBIVALENCË NË POETIKËN E DONIKA DABISHEVCIT
5. BAJRAM MJEKU: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR” – MONUMENT INDIVIDUAL PËR DRAMËN KOLEKTIVE
6. Maxhun Osmanaj: Një metaforë në mes jetës dhe vdekjes
7. BISLIM AHMETAJ: DASHURIA DHE VDEKJA NË POEZINË E DONIKA DABISHEVCIT
8. AGIM BAÇI: VALLJA E FJALËVE TË DHIMBJES TE “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”
9. MËRGIM BEKTESHI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, KUJTESË HISTORIKE NË VARGJE

10.Kujtim Morina: Përsiatje pas leximit të librit me poezi të Donika Dabishevcit, “E gjithkohshmja andërr”
11.Drita Fejza: “E gjithkohshmja Andërr”, libër që ruan kujtesën historike dhe nderon viktimat e luftës!
12. Hajriz Sejdiu: Shtatë imazhet në përmbledhjen poetike të luftës “E Gjithkohshmja Andërr” të Donika Dabishevcit
13. SHEFQETE GOSALCI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, LIBËR I VEÇANTË I NJË POETEJE ELITARE
14. AGRON GËRGURI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, LIBËR QË DUHET DRAMATIZUAR PËR T’I DHËNË VULË KUJTESËS!
15. TIMO MËRKURI: IKJA SI TRIUMF I JETËS NË POEZINË “TUJ IKË DEKËS” E DONIKA DABISHEVCIT
16. DRITA FEJZA: POEZIA “DREJT PUSHKATIMIT” E D.DABISHEVCIT, REFLEKTIM I THELLË MBI JETËN, VDEKJEN E DINJITETIN NJERËZOR!

17.Lindita Komani: “E gjithkohshmja Andërr”, libër kujtese për dhimbjen e luftës
18. Kemajl Aliu:ABSURDI I LUFTËS DHE PSIKO- DRAMA NJERËZORE
19. Vilson Culaj: “E gjithkohshmja Andërr”, saga e dramës kombëtare që flet përmes artit poetik
20. Halil Matoshi: Diskursi i emnimit të ligësisë simas estetikës së të shëmtuemes te Donika Dabishevci

“E GJITHKOHSHMJA ANDËRR” E DONIKA DABISHEVCIT VLERËSOHET SI LIBRI MË I MIRË ME POEZI NË PANAIRIN E LIBRIT NË PRISHTINË