Organizuar nga Shoqata e Intelektualve Jakova, sot duke filluar nga ora 18:00 organizohet një Mbrëmje poetike kushtuar poetes dhe studiueses Donika Dabishevci.
Takimi mbahet në Bibliotekën Ibrahim Rugova, salla Teki Dervishi, në Gjakovë.
Në fokus të veçantë të këtij takimi do të jetë libri i fundit i Dabishevcit, “E gjithkohshmja Andërr”, libër ky që u kushtohet në tërësi viktimave të luftës, i cili u vlerësua si libri më i mirë me poezi në Panairin e Librit në Prishtinë 2024.
“Libri E gjithkohshmja Andërr, është rekuiem poetik për t’vrarët, t’masakruemit, t’dhunuemit, t’gjymtuemit, për t’therrunit e t’djegunit për s’gjalli.
Për bebet e fmijtë e ndamë mizorisht prej jete.
Për nanat mbetun qyqe n’themele shpijash t’rrënueme.
Për nuset me duvak t’zi e shpirtnat e djegun t’jetimave.
Për vorret pa emna e eshnat pa vorre…”
Donika Dabishevci (1980) u lind në Prishtinë. Ka studiuar letërsinë shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku ka përfunduar edhe masterin për të vazhduar tutje në Universitetin e Tiranës, ku në vitin 2013 doktoron po në letërsi.
Ka botuar librat:
“Krizantema të plasura”, proza poetike, Prishtinë, 1996,
“Imazhe të brishta”, poezi, Faik Konica, Prishtinë, 2004,
“Proza e poetizuar – F.Konica, M. Frashëri, E. Koliqi, M. Camaj, M. Hanxhari”, studim monografik, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2015,
“Kam me ardhë si deka”, poezi, OM, Prishtinë, 2015,
“Dashnisë së nji nate”, poezi, Bard Books, Prishtinë, 2020.
“E gjithkohshmja Andër”, poezi, Littera, Prishtinë, 2024
Të përkthyer:
“La tua robinja” Essemble, Romë, 2017;
“Ke stasam kako smrtta”, Rezna, Shkup, 2023
“Mi venos kvazaŭ la morto”, Kava Pech, Çeki, 2023
Përvoja e saj profesionale shtrihet mes fushës së medias dhe asaj akademike. Ka punuar në disa gazeta e revista kosovare, pastaj për një kohë të gjatë në Radio Televizionin e Kosovës.
Ka themeluar dhe menaxhon Portalin për Kulturë, Art dhe Letërsi ObserverKult, Shtëpinë Botuese Littera dhe Festivalin Poetik të Prishtinës.
Veç kësaj është e angazhuar aktivisht në prodhimin e dokumentarëve me tematikë kulturore. Ka edhe eksperiencë akademike pasi për disa vite ka ligjëruar në disa universitete në Prishtinë.
Poezitë e saja tashmë janë përkthyer në 11 gjuhë. Ato flasin në gjuhën angleze, gjermane, frënge, italiane, suedeze, bullgare, rumune, turke, serbe, maqedonase, esperanto.
Me poezi është prezantuar në festivale vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa me punime shkencore në një numër të madh konferencash e seminaresh që kanë të bëjnë me fushën e albanologjisë dhe medias.
ObserverKult
Lexo për këtë libër edhe:
1.GËZIM ALIU: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, POEMË PËR NJERIUN NË LUFTË
2.Agron Gashi: Poetika e vdekjes mizore te “E gjithkohshmja Andërr”
3. AFRIM DEMIRI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”/ POETIKA E VRAME NGA LUFTA
4. HAJRIZ SEJDIU: E PËRKOHSHMJA DHE E GJITHKOHSHMJA SI ANTITEZË DHE AMBIVALENCË NË POETIKËN E DONIKA DABISHEVCIT
5. BAJRAM MJEKU: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR” – MONUMENT INDIVIDUAL PËR DRAMËN KOLEKTIVE
6. Maxhun Osmanaj: Një metaforë në mes jetës dhe vdekjes
7. BISLIM AHMETAJ: DASHURIA DHE VDEKJA NË POEZINË E DONIKA DABISHEVCIT
8. AGIM BAÇI: VALLJA E FJALËVE TË DHIMBJES TE “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”
9. MËRGIM BEKTESHI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, KUJTESË HISTORIKE NË VARGJE
10.Kujtim Morina: Përsiatje pas leximit të librit me poezi të Donika Dabishevcit, “E gjithkohshmja andërr”
11.Lindita Komani: “E gjithkohshmja Andërr”, libër kujtese për dhimbjen e luftës
12.Drita Fejza: “E gjithkohshmja Andërr”, libër që ruan kujtesën historike dhe nderon viktimat e luftës!
13. Sadedin Mezuraj: Guernika poetike e Donika Dabishevcit
13.Kemajl Aliu: ABSURDI I LUFTËS DHE PSIKO- DRAMA NJERËZORE TE “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”
14. SHEFQETE GOSALCI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, LIBËR I VEÇANTË I NJË POETEJE ELITARE
15. AGRON GËRGURI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, LIBËR QË DUHET DRAMATIZUAR PËR T’I DHËNË VULË KUJTESËS!
16. TIMO MËRKURI: IKJA SI TRIUMF I JETËS NË POEZINË “TUJ IKË DEKËS” E DONIKA DABISHEVCIT
17. DRITA FEJZA: POEZIA “DREJT PUSHKATIMIT” E D.DABISHEVCIT, REFLEKTIM I THELLË MBI JETËN, VDEKJEN E DINJITETIN NJERËZOR!