Inidia Brahimi: Në më harrofsh…

Në më harrofsh,
Si dervish i vetmuar mes erërave
Do ta lidhësh zemrën me flokët e mi
Dhe flaka që ndez llampën do të jetë e ftohtë
Si mërzia!
Veç duart e tua do rrinë në të miat
Në më harrofsh,
Dashuria do rrijë e shkruar në letër
Diku do jetë fshehur një varg i vjetër
Që plaga te dëshmojë!
Nga maja e malit borë e pashkrirë do të rrish
I vetmuar mes erërave si dervish
Në më harrofsh ta dish
Si zog që fluturon e s’kthen
Mbi kokën tënde do e ngre folenë!

ObserverKult


Lexo edhe:

INIDA BRAHIMI: GJITHÇKA PËR PAK TI