
I gatova ca fjalë në brumë letrar
Pa pyetur kohë, pa pyetur stinë
Ca në vargje, ca në prozë
Ndjenjat, dhimbjet u kthyen n’poezi
Ashtu furishëm si eksploziv
S’më pyetën as mua n’gatim
Me rrëfimin, pata një tjetër punë…
Më doli betejë e rëndë…
Kryepersonazhi s’pajtohej me fatin e tij
Ata dytësorët, i bënin opozitë
N’fund pas një torture
Vetëm shpirti m’u përgjigj:
“Mos pyet askë për asgjë
Se fatet janë mbretërit
Që na rrinë mbi kokë
Na drejtojnë timonin e udhëtimit”
Gatova aq sa vetë u bëra mbret
N’lirinë e shkrimit
Dikush protestoi, dikush mallkoi fate
Askujt s’i dhashë sqarim as arsyetim
Unë nuk gatuaj fate…
Dikush tjetër e ka fjalën kryesore
Jeta më tha: “Dramën e shkruaj vetë!”
ObserverKult
Lexo edhe:






