
Tërë jetën do ëndrra më ndoqën,
Si të ishin agjente të fatit tim,
Asnjërën s’tentova për t’i goditur
Mashtrohesha n’to, më mashtronin n’udhëtim…
Por ëndrrën time s’dua ta vras ditën as natën
As ta lë në kështjellën e kohës si të humbur
Ajo më mban gjallë si dritë që vjen nga thellësia
Jam përpjekur nga kthetrat e kohës mos të dal i mundur.
E ruaj në shpirt si fjalën e parë,
Si një premtim që s’dua ta thyej kurrë
Edhe kur bota më duket e çarë
Përpiqem ta shndërroj në gur.
Prandaj ec me të sikur n’mes frikës dhe shpresës
N’mes netëve të torturuara dhe ditëve që këlthasin
Se po e vrava, vras veten e jetës
Dhe mbetem n’mes zërave dhe shigjetave që më godasin…
ObserverKult
Lexo edhe:






