Puthja e duarve të rrudhura, poezi nga Alban Tartari
(Të ndjerës gjyshes time, Faries)
Dua sërish të t’i puth duart
që janë rrudhur,
si kodrat e këtyre anëve,
ato duar, që dikur
bukë u dhanë partizanëve.
Dhe të vë kokën,
në prehrin tënd,
të më tregosh si dikur përralla,
nga ato që s’gjenden në asnjë vend,
dhe të ma këtë zilinë gjithë mëhalla.
Gjumi të më mundë,
në ritmin e ninullave
që ti këndon për mua,
të më lëmosh ballin,
aty ku fati im u shkrua.
Të më mbulosh pastaj,
kur zbulohem natën
se zë e kollitem,
të shqetësohesh kur më humb,
se mos ujërave mbytem.
Më lër të ta puth ballin,
atë të rrudhurin,
mbushur me brazda hallesh,
mua të paudhin,
të përkëdhelurin tënd
djegur mallesh.
Kam mall e mall e mall për ty
këtu në shpirt,
që ushton
si mijëra zëra tellallësh…
2001-2009 Vlorë, Tiranë
ObserverKult
Lexo edhe:
ALBAN TARTARI: PËR TË PIRË NJË KAFE ME TY…
TË TRADHTOVA…POEZI NGA ALBAN TARTARI
ALBAN TARTARI: UNË E RRËMBEVA HELENËN
Paridi nuk e rrëmbeu Helenën!
Unë e rrëmbeva, mes natës
duke e tërhequr prej krahu.
Lajmi mori dhenë…
e këmba-këmbës,
si nata-ditën na ndoqi Menelau.
Nuk na kapi dot kurrë,
megjithëse na ndoqi
ndër shekuj e mijëvjeçarë,
dhe kur bota i tha: Ti s’je burrë!!!
U nis drejt Trojës, gjoja Helenën
për të marrë.
Shpiku një kalë, një dreq,
dhe u fsheh si një mi brenda saj,
Natën i hapi dyert pa të keq.
Dhe Troja u mbyt në lot e në vaj
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult