Dashuria duhet të jetë një kënaqësi, jo një mundim…

Napoleon Bonaparte ishte një gjeneral ushtarak francez, perandori i parë i Francës dhe një nga udhëheqësit më të mëdhenj ushtarakë në botë.

Si perandor, ai udhëhoqi ushtritë franceze në Luftërat Napoleonike. I konsideruar gjerësisht si një gjeni ushtarak dhe një nga komandantët më të mirë në histori, luftërat dhe fushatat e tij janë studiuar në shkollat ​​ushtarake në mbarë botën.

Më poshtë mund të gjeni disa shprehje të famshme të tij.

Të vetmet fitore që nuk lënë shije të hidhur në ndërgjegje, janë ato që arrihen kundër injorancës.

Fatmirësia është grua: nëse e lini që t’ju ikë sot, mos mendoni se do ta gjeni nesër.

Pamundësia: fjalë që gjendet në fjalorin e budallenjve.

Nuk ka gjë më të zorshme e njëkohësisht më të vlefshme se të jesh i aftë të vendosësh.

Karakteri i vëtetë shfaqet përherë në rrethana të vështira.

Ka plagë për të cilat vdekja do të ishte më mirë.

Dashuria duhet të jetë një kënaqësi, jo një mundim.

Nuk duhet të ndeshesh shpesh me të njëjtin kundërshtar, përndryshe do t’i tregosh çdo gjë rreth artit tënd të luftës.

Egoizmi është këshilltari më i keq.

Unë nuk jam supersticioz, thjesht nuk sfidoj diçka që nuk njoh.

Ai që ka frikë se do të mposhtet, humbjen e ka të sigurt.

ObserverKult

Lexo edhe:

MARK AURELI: SHPESH GABON, JO VETËM AI QË VEPRON, POR EDHE AI QË NGURRON