Paul Valery: Kam jetuar veç ty me të pritë…

Hapat e tu, bij të heshtjes time,
Të shenjtë, të hedhur me ngadalë,
Drejt shtratit të vigjilencës sime
Vijnë të nemitur, të pafjalë.

Kreatura të pastra janë, hije hyjnore,
Sa të ëmbël hapat e tu, sa të përmbajtur!
O Zot!… Me mend unë dua të marr sonte
Ç’dhurata më vijnë mbi këto këmbë zbathur!

Nëse gonxhet e buzëve të tua,
Ia ke bërë gati që ta zbusësh,
Bujtësit të ëndrrave të mia
Për ushqim ti ndonjë një puthje,

Mos e shpejto ti këtë akt të dlirë,
Ëmbëlsi me qenë a mos me qenë,
Sepse kam jetuar veç ty me të pritë,
Dhe zemra ime veç hapat e tu është.

Përktheu: Skënder Buçpapaj